Premier League lejon tifozët të kthehen këtë sezon në tribuna

Tifozët do të kthehen të kthehen në tribuna këtë edicion në Premier League, kanë njoftuar të hënën mediumet angleze.

Kryeministri britanik Boris Johnson ditëve në vijim do të konfirmojë hapjen e stadiumeve prej datës 17 maj, të cilët janë të mbyllur prej muajit dhjetor të vitit të shkuar si pasojë e rrezikut nga koronavirusi.

Hapja e stadiumeve do t’ua mundësojë ekipeve nga Premier League që xhiron e fundit të këtij edicioni ta luajnë në praninë e tifozëve pasi do të lejohen deri në dhjetë mijë tifozë në tribuna apo 25 për qind e kapacitet të stadiumit.