PDK mbledh kryesinë, nis përgatitjet për seancë të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pritet të mbajë sot në ora 16:00 mbledhje urgjente të Kryesisë për zhvillimet e fundit politike në vend.

PDK bën të ditur se menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë do të ketë konferencë për media.

Në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së do të vendoset për thirrjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme dhe për këtë tashmë PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.

Këto zhvillime të reja nga partia më e madhe opozitare u tha se vijnë pas cenimit të raporteve Kosovë-SHBA.