Shpend Ahmeti: Tash Kurti të na tregojë a do të durojë presionin për tërheqjen e trupave, apo do ta heqë taksën

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të mos testojë gatishmërinë e Qeverisë amerikane, pas kërcënimit për heqjen e trupave nga vendi.

Ahmeti përmes një shkrimi të bërë në Twitter ka thënë se Kurti nuk duhet t’i dëgjojë këshilltarët e tij, që thonë se ambasadori Richard Grenell është vetëm një ambasador, e se djali i presidentit Donald Trump nuk ka ndonjë pozitë të rëndësishme.

“Kryeministri nuk duhet të dëgjojë këshilltarë që nuk e kanë haberin, e që i thonë se Grenell është veç një ambasador, apo djali i Trumpit nuk ka pozitë etj etj. Kjo ka tejkaluar tash propagandat e portaleve e luftërat tona të brendshme të inateve. Nqs vërtetë mendon se duhet duruar këtë presion të SHBA-ve edhe me kusht të humbjes së donacioneve apo tërheqjes së trupave amerikane, duhet ta thotë këtë hapur në mënyrë që të gjithë të rreshtohen bazuar në qëndrimet”,  tha Ahmeti.