Sunny Hill Festival

“Për 6 muaj me kimioterapi”, gazetarja e RTK-së i drejtohet Kurtit: Si ka mundësi që ti paguhesh për mos punë?

700 punëtorë teknik të Radio Televizionit të Kosovës nuk kanë marrë ende pagat për muajin korrik, ndonëse tashmë jemi në mesin e gushtit. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar gazetarja e RTK-së, Nep Qorraj, përmes një postimi në Facebook, ku i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Qorraj ka theksuar se pavarësisht sfidave shëndetësore dhe trajtimeve me kimioterapi, ajo nuk e ka ndërprerë punën, përveç ditëve kur i nënshtrohej trajtimit. Ajo ka kritikuar kryeministrin për mospërmbushje të obligimeve ndaj punëtorëve të RTK-së.

“Nëse unë prodhoj mbi 300 lajme në muaj në gjendjen që jam, ndërsa ju nuk po arrini të bëni as detyrat më të thjeshta, si është e mundur që ju vazhdoni të paguheni, ndërsa ne jo?”, ka shkruar ajo.