Përfitimet shëndetësore nga arrat

Arrat janë shumë të vlerësuara nga nutricionistët, kryesisht për shkak të vetive të shëndetshme të tyre.

Arrat, bajamet, fëstëkët, arrat indiane – janë të pasura me yndyra monoinsaturuara dhe polyinsaturuara që njihen si të shëndetshme dhe përmbajnë sasi të ulët të yndyrave të ngopura.

Duke qenë se kanë shumë lëndë ushqyese dhe yndyra që janë të dobishme për shëndetin e zemrës, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së lejon arrat të hyjnë në radhën e ushqimeve të cilat përmbajnë përfitime shëndetësore.

Kjo administratë ka thënë se provat shkencore sugjerojnë se ngrënia e 42 gramëve të arrave në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

“Arrat përmbajnë lëndë ushqyese dhe janë të mbushura me yndyra të shëndetshme”, tha Sharon Palmer, një nutricioniste dhe autore e “The Plant-Powered Plan to Beat Diabetes”.

Përzierja e arrave është mënyra më e mirë për t’u siguruar që të merren të gjitha lëndët ushqyese të mundshme që bota e arrave ka për të ofruar.