Përfundon mbledhja e kryesisë, lajmet e fundit për Trustin

Shqyrtimi i Projektligjit për Trustin nuk do të ndodhë as gjatë kësaj jave, kjo pasi që Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur korum të mjatueshëm për të vendosur për këtë çështje, shkruan Insajderi.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se vazhdimi i seancës së rregullt do të jetë të enjten, derisa hënë do të mbahet mbledhja e radhës ku do të vendoset për Trustin.

“Meqenëse kryesia nuk kishte kuroum që të përcaktojë seancat e radhës u dakorduam që vazhdimi i seancë ta kemi ditën e hënë dhe do ta përcaktojmë edhe rëndin e ditës, ku do të trajtohet çështja e trustit që t’iu jepet e drejta qytetarëve të kenë të drejta në këto mjete”. 

“Kemi pësuar rritje çmimesh në secilin produkt. Dhe konsiderojmë që kjo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha ai.