Përftimet shëndetësore nga konsumi i ujit menjëherë pas zgjimit në mëngjes

Përfitimet e ujit të pijshëm janë të shumta. Ekspertët thonë se ky lëng jetik duhet të konsumohet rregullisht gjatë gjithë ditës për të ndihmuar trupin të funksionojë siç duhet.

Sipas rekomandimeve të ekspertëve, për të marrë përfitimet më të mëdha nga uji i pijshëm, është e nevojshme që burrat të konsumojnë rreth tri litra ujë në ditë dhe gratë rreth 2,7 litra.

Kjo do të balancojë trupin, megjithatë nuk është përfitimi i vetëm.

Konsumi i ujit pas zgjimit në mëngjes përmirëson gjendjen e lëkurës. Ai ndihmon duke larguar shpejt toksinat nga trupi dhe i jep lëkurës hidratimin që i nevojitet.

Sipas ekspertëve konsumi i ujit menjëherë pas zgjimit në mëngjes, ndihmon trupin të marrë të gjitha vetitë e këtij lëngu dhe të hidratohet.

Një tjetër përfitim nga konsumi i ujit esëll në mëngjes është edhe humbja e peshës më lehtë. Kjo ndodh sepse konsumi i ujit me stomakun bosh ose para çdo vakti, mund të ndihmojë të përjetohet një ndjenjë më e madhe e ngopjes. Metabolizmi do të përshpejtohet deri në 24 për qind, gjë që ndihmon në përmirësimin e procesit të tretjes.

Uji përfaqëson 25% të peshës së flokëve, kështu që duke reduktuar konsumin e ujit flokët priren të bëhen delikate dhe të brishta. Pirja e ujit në mëngjes përmirëson pamjen e flokëve në një kohë të shkurtër.

Shkenca ka konfirmuar se pirja e ujit me stomakun bosh parandalon, në shumicën e rasteve, formimin e gurëve në veshka, pasi hollon acidet që shkaktojnë formimin e tyre.

Konsumi i ujit do të ndihmojë largimin e toksinave nga stomaku dhe gjithashtu të gjendet një ekuilibër në sistemin limfatik. Ky zakon do të bëjë që sistemi limfatik të jetë mjaftueshëm i fortë për të ndihmuar sistemin imunitar dhe për të parandaluar infeksionet e mundshme.

Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes kronike të kokës është dehidrimi, prandaj konsumi i mjaftueshëm i ujit është këshilla e parë që jepet.

Pirja e ujit me stomakun bosh konsiderohet si një nga metodat më efektive për të eliminuar toksinat e tepërta në trup, veçanërisht nga zorrët.

Qartësia mendore pas zgjimit është një nga përfitimet e mëdha të pirjes së ujit në mëngjes. Kjo pasi hidratimi i duhur shoqërohet me funksione dhe performancë më të madhe mendore. Sasia minimale e ujit që rekomandohet për të pirë pas zgjimit në mëngjes është një gotë. /Agroweb/