Perimet më të mira për shëndetin e trurit

Ka shumë aktivitete që sigurisht ndihmojnë në shëndetin e trurit, si mësimi i aftësive të reja, leximi, përfshirja në aktivitet fizik dhe gjumi i mjaftueshëm. Megjithatë, dieta është gjithashtu një element kyç për ta ruajtur funksionin e trurit me kalimin e moshës, dhe përfshirja e llojit të duhur të perimeve në pjatën ushqimore e mbanë trurin të mprehtë.

Këto janë disa perime të cilët duhet t’i konsumoni për shëndetin e trurit, sipas portalit “Eat This, Not That”.

Perimet me gjethe jeshile

Perimet me gjethe jeshile duke përfshirë lakrën jeshile, spinaqin dhe brokolin, janë të pasura me vitaminë K, folate, beta-karotinë dhe luteinë, të cilat të gjitha luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Këto perime janë të larta në antioksidantë, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimit qelizor në trupin e njeriut. Sa më pak dëmtim i bërë në qelizat tona, aq më të shëndetshëm dhe më të fortë do të qëndrojnë trupat.

Perimet ngjyrë portokalli

Patatet e ëmbla dhe perimet e tjera ngjyrë portokalli, si karotat, specat e kuq dhe kungulli i gjalpit, janë burime të shkëlqyera të beta-karotenit. Beta-karoteni shquhet për përmirësimin e memories për shkak të efekteve të tij antioksiduese. Mos harroni, antioksidantët janë i luftojnë radikalët e lirë që shkaktojnë dëme në qelizat tona. Beta-karoteni madje përdoret për trajtimin e dobishëm ë sëmundjeve neurologjike, si Alzheimeri.

Rrepa e kuqe

Rrepat e kuqe janë një burim i pasur i nitrateve dhe acidit folik, të cilat kontribuojnë në shëndetin optimal të trurit. Nitratet rrisin rrjedhjen e gjakut në tru, gjë që përmirëson funksionin njohës. Acidi folik, i njohur gjithashtu si B9, është vërtetuar se ndihmon në reduktimin e rrezikut të disa çrregullimeve neurologjike dhe psikologjike, si çmenduria, Alzheimeri dhe depresioni.

Pra, nuk keni si të gaboni duke ngrënë perime gjatë gjithë ditës, kështu që merrni një ose dy nga perimet e lartpërmendura dhe përfshini ato në vaktin e ardhshëm të ushqimit, për t’ju ndihmuar të kujdeseni për shëndetin e trurit tuaj.