Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, teksa janë kryer 1.050 teste.

Asnjë vdekje nga COVID-19 nuk është shënuar të hënën në vendin tonë.

Gjithsej, janë shëruar gjashtë persona duke e çuar numrin total në 105.457 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, janë konfirmuar 107.859 raste pozitive dhe 2.264 vdekje. Janë kryer 691.447 teste.

Numri i rasteve aktive është 131.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 6.361 persona. Me dozën e parë janë imunizuar 193.377 persona, kurse të vaksinuar plotësisht janë 67.678 persona.