Pesë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë raste të reja me COVID-19 ndërsa pesë pacientë janë shëruar nga virusi korona.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk raportohet për asnjë humbje jete nga koronavirusi bën të ditur Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 155 mijë e 802 raste pozitive me virusin korona, janë shëruar 150 mijë pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 487 njerëz ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 183 raste aktive.