Piraj: Nga tani është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt BE-së

Në gazetën zyrtare të  Bashkimit Evropian L 220/5, është publikuar vendimi për përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve të treta me të drejt eksporti për produktet ushqimore me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian. Në këtë listë Kosova për herë të parë fiton ketë të drejtë.

Lidhur më këtë Burim Piraj nga kompania vendore “Meka”, ka thënë për gazetën “Epoka e re”,
se  këtë lajm prej vitesh e presin dhe sipas tij, nga tani është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt BE-së.

“Këtë lajmë ka dekada që e presim, nga tani është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt BE-së , është e ditur se ka edhe procedura të tjera derisa të filloi eksporti mirëpo tani më problemi nuk është politikë e as nuk është institucional, por është thjeshtë procedural si në çdo vend tjetër”, ka thënë Piraj.

I pyetur se sa është sasia e prodhimit të produkteve të Mekës “Hallall” dhe a mendoni që Kosova do të këtë kapacitete apo do ti rris kapacitete për të ekspertuar, Piraj është përgjigjur se i kanë të gjitha kapacitete e nevojshme për të destinuar prodhimin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

“Ne kemi kapacitete të bollshme dhe kemi pajisje superiore për prodhim, deri më tani kemi punuar në një ndërrim, tani kemi krijuar kushte shumë të mira për punë në tri ndërrime, kështu që do të jemi në gjendje të prodhojmë produkte të mjaftuara për Kosovë po do të ofrojmë dhe për eksport përherë po flasë për produkte shumë cilësore dhe njëherë që janë vërtetë plotësisht të prodhuara njëqind për qind hallall duke filluar nga mënyra e ushqimit të bagëtive dhe shpezëve deri tek therja, përpunimi dhe paketimi e tërë kjo në përputhje të plotë me ISO standarden dhe me standardin HALAL!”,  ka thënë ai.