Pogba vendos në verë për të ardhmen e tij

Paul Pogbas nuk i është ofruar kontratë e re që prej verës së vitit të kaluar dhe mbetet që mesfushori në verën e këtij viti të vendos për të ardhmen e tij. Ajo ofertë sipas mediave angleze nuk është pranuar ende ose është refuzuar.

Vëmendja e mesfushorit francez është të rikthehet në fushë e të luajë për Manchester Unitedin sërish pasi ka munguar në 11 ndeshje, që prej muajit nëntor kur pati zgjatje të muskulit. Ai mund të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub jashtë Anglisë në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, në verë do të vendoset gjithçka për karrierën e tij, shkruan “SkySport”.