Policia apelon për kujdes në komunikacion përmes mesazheve

Policia e Kosovës përmes mesazheve, po apelon për kujdes të shtuar në komunikacion.

Kjo thirrje vjen pas disa aksidenteve të fundit fatale që kanë ndodhur në vendin tonë.

“Apel nga policia. Kujdes! Respekto rregullat e trafikut! Shpëto jetë! Shpejtësia vret”, thuhet në mesazhin dërguar qytetarëve.