Policia arreston dy persona në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, ka hasur në dy udhëtarë me iniciale E.C dhe D.A, të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve janë arrestuar nga autoritetet kosovare.

“Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë inicuar rastet, ndërsa personat e arrestuar janë dçrguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.