Policia konfirmon kanosjen ndaj zyrtarëve të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të kësaj partie janë kërcënuar.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, nga Policia kanë thënë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen  e Krasniqit.Më herët të mërkurën, ֝Burime të Gazetës Express kanë thënë se shërbimet partnere kanë dhënë informacione se po planifikohet atentat ndaj Kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së.Krahas kësaj, e njëjta ka shkruar se njëri prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i sulmit të mundshëm, para gjysmë ore ka deponuar deklaratën e tij në një prej stacioneve të Policisë në Prishtinë.