Presidenti Thaçi dekoron me “Urdhrin e Lirisë” veprimtarin e çështjes kombëtare, Sadik Zeqiri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me ”Urdhrin e Lirisë” veprimtarin e çështjes kombëtare, Sadik Zeqirin.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Zeqiri si student iu bashkua luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke dhënë kontribut të çmuar për lirinë tonë.

“Veprimtarin e zellshëm të çështjes kombëtare, Sadik Zeqirin, sot e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Ai si student iu bashkua luftës së UÇK-së, duke dhënë kontribut të çmuar për lirinë tonë. Është edhe i burgosur politik, i plagosur dhe i mbijetuar i masakrës në Burgun e Dubravës”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi.