Punonjësi i urgjencës përshkruan skenën e tmerrshme: Ja si e gjeta Caroline pas vrasjes!

Vassilis Pistiolis, anëtar i grupit të urgjencës në Greqi ishte mes atyre që shkuan për të shpëtuar Caroline-n, natën e krimit të rëndë në shtëpinë e saj në Glyka Nera.

Shpëtimtari rindërtoi skenën e tmerrshme që tronditi gjithë Greqinë, pasi ishte burri i 20-vjeçares Babis Anagnostopoulos që i mori jetën në gjumë bashkëshortes së tij.

Brutaliteti që karakterizon kryerjen e krimit pasqyrohet në nekopsinë që zbulon mbytjen për gjashtë minuta dhe disa lëndime të tjera, por ashtu është e përqendruar te fjalët e shpëtimtarit, një nga njerëzit e parë që pa trupin e Caroline dhe pranë saj foshnjën 11-muajshe.

“Foshnja dukej se ishte mirë me shëndet. Policia informoi EKAB (Qendra Kombëtare e Urgjencës) se ishte një vajzë në atë shtëpi, e cila është pa ndjenja. Kështu që, unë dhe një oficer policie hymë në shtëpi për të parë vajzën. Mbaj mend që shtëpia ishte një ndërtesë e vogël, u ngjitëm në katin e dytë përmes shkallëve të brendshme. Kur arritëm në dhomën e gjumit të katit të dytë, pashë një vajzë në shtrat të shtrirë me fytyrë poshtë, me dorën e djathtë gjysmë të palosur.”, thotë Vassilis Pistiolis, ndërsa shton se sipas tij kjo ishte një vrasje me dashje dhe e organizuar.

Detajet rrëqethëse vazhdojnë sërish më poshtë:

“Pashë disa pika gjaku në çarçafin që ishte në lartësinë e kokës. Menjëherë pasi dola nga shtëpia, informova policinë se vajza nuk kishte shenja jete dhe ne pritëm që polici të vinte dhe të merrte përsipër incidentin. Pasi erdhën dhe na pyetën për një orë, na lanë të lirë.”

Ju kujtojmë se në deklaratën e fundit ku tregon se si e vrau të shoqen, piloti tha:

“Caroline ishte duke fjetur me fytyrë poshtë dhe ana e djathtë e fytyrës ishte mbështetur në jastëk. Unë u shtriva pranë saj duke u përpjekur t’i thosha se ajo që i bëri Lydia-s ishte shumë e keqe. Ajo as që donte të më dëgjonte. Më tha të largohesha dhe të merrja Lydia-n me vete. Kur ajo ishte shtrirë me fytyrë poshtë, unë hipa sipër saj duke u përpjekur ta bëja të më dëgjonte. Ajo po përpëlitej që të më largonte, por sa më shumë që ajo lëvizte, aq më shumë e shtyja sepse gjithçka që dëshiroja ishte që ajo të më dëgjonte. Pjesa e përparme e fytyrës së saj, domethënë, goja, hunda dhe sytë e saj ishin të ngjitura në jastëk. Unë nuk e mbaj mend nëse në atë moment e shtypa kokën me duar, por mendoj se po e shtypja me peshën e trupit tim. Ndërsa po e shtyja i thashë 2-3 herë: “Nuk do ta godasësh më të voglën.” Kjo duhet të ketë zgjatur për rreth pesë minuta, derisa e kuptova që Caroline kishte ndalur.”, tha ai.