Donnaruma nesër i bën testet mjekësore te PSG

Gazetari italian Fabrizio Romano ka njoftuar se nesër portieri Gianluigi Donnarumma do t’i bëjë testet mjekësore te PSG.

Donnaruma do nënshkruaj kontratë si gardian i portës parisienë, deri vitin 2026.

Italiani është duke luajtur me kombëtaren e tij në Kampionatin Evropian. 

PSG gjithashtu janë duke pritur nga Evertoni që të zyrtarizojë trajnerin e ri dhe më pas të tentojë që të nënshkruaj në formë huazimi përsëri me sulmuesin Moise Kean, thotë Romano.