Sunny Hill Festival

Qeveria i huazon RTK-së para për paga

Për dy javë rresht, tkpunonjësit e Radio Televizionit Publik të Kosovës (RTK) mbetën pa paga, si pasojë e mosalokimit të buxhetit për pjesën e dytë të vitit nga Qeveria në detyrë Kurti.

Kjo situatë solli reagime të shumta publike, si nga punonjësit e RTK-së – një pjesë e të cilëve dolën edhe në protesta. Thirrjeve për zgjidhje iu bashkua edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke rritur presionin ndaj institucioneve.

Në mbledhjen e 267-të të mbajtur sot, Qeveria në detyrë ka vendosur të ndërhyjë, duke ofruar një zgjidhje për nevojat financiare të transmetuesit publik.

“Miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik”, thuhet në vendimin e miratuar sot nga Qeveria.