Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, ku ka marrë disa vendime të rëndësishme. Është vendosur vazhdimi i mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut deri më 15 tetor 2025.
Po ashtu, është plotësuar Statuti Nr. 01/2023 i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Qeveria ka miratuar edhe rialokimin e 105,000 eurove për projekte në Ferizaj dhe ndërtimin e Shërbimeve Regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë.
Ndër të tjera, janë ndarë mjete në vlerë prej 580,780 euro dhe 372,100 euro për financimin e projektit “Kadastri i patundshmërisë dhe aktivitetet gjeohapësinore”, nga fondet e huamarrjes.