Rama: Nga sot vendosja e maskave është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë

Nga sot bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme.

Kryeministri shqiptar Edi Rama me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, u kujton qytetarëve që duhet të mbajnë maskën kudo jashtë shtëpisë.

Rama këtë postim e shoqëroi me foto nga pandemia e Gripit Spanjoll në vitin 1918, ku mori jetët e më shumë se 50 milionë njerëzve.

“Si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.