Rasti “Brezovica 6”: 7 të arrestuar – bastisje në Prishtinë, Podujevë e Fushë-Kosovë

Shtatë persona janë arrestuar të mërkurën në mëngjes nga aksioni policor “Brezovica 6”. Janë bastisur 11 lokacione të ndryshme të lidhura me rastin.

Sipas prokurorit të çështjes, Rasim Maloku, tetë lokacione janë bastisur në Prishtinë, dy në Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë.

“Një person nuk e kemi arrestuar pasi s’e kemi gjet aty. Disa lokacione të bastisura kanë qenë sekondare, të cilat janë të lidhura me rastin”, ka thënë Maloku për KOHËN.