Rasti Brezovica: Arrestohet asamblisti i VV-së, dhëndri i Liburn Aliut

Asamblisti i Lëvizjes i Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu është arrestuar.

Berat Lahu, i cili është dhëndrr i ministrit të Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është arrestuar sot në kuadër të aksionit “Brezovica 6”, raporton Paparaci.

Lajmin për arrestimin e Lahut e ka konfirmuar prokurori i rastit, Rasim Maloku. “Po, është arrestuar [Berat Lahu]”, ka thënë Maloku.

Lahu, anëtar i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ndryshe, Berat Lahu është asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 14 tetorit, 2021.

Poa shtu, shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në kuadër të aksionit “Brezovica” të Prokurorisë së Ferizajt.

Aksioni është zhvilluar në tri lokacione: Prishtinë, Podujevë dhe Fushë Kosovë.