Rita Ora duket në top formë, ndërsa ekspozon linjat e trupit gjatë pushimeve në Ibiza

Ajo po shijon në Ibiza udhëtimin për 48-vjetorin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Dhe Rita Ora u dha fansave një vështrim tjetër të udhëtimit të tyre luksoz, teksa ndau me ndjekësit një sërë fotografish me bikini në Instagram të dielën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 32-vjeçare dukej sensacionale teksa pozoi me bikini të argjendta, teksa po shijonte një ditë lundrimi me varkë me bashkëshortin dhe miqtë e saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Duke vënë në pah barkun e saj të tonifikuar, interpretuesja e hitit “You For Me” u kujdes që të dukej tejet tërheqësi në bikinit e imta.

Ajo i shtoi magjepsjen pamjes me një palë bizhuteri ngjyrë ari dhe një palë syze dielli të mëdha.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita pa dyshim ishte mirënjohëse për një ditë të freskët në det pasi më parë e kaloi natën duke festuar në festën e ditëlindjes së Taikas.

Festa e organizuar nga Klemens Hallmann pa të ftuarit duke shijuar vaktin e tyre në tryezën e gjatë të dekoruar me bollëk me shumë njerëz që merrnin radhë për të mbajtur fjalimet e tyre për nder të Taikas.

Foto: Rita Ora/Instagram

Lista e të ftuarve përfshinte aktorët: Jodie Turner-Smith dhe Joel Edgerton, këngëtaren Jess Glynne dhe ish-anëtaren e “Pussycat Doll”, Ashley Roberts.

Rita puthi me pasion bashkëshortin e saj Taika Waititi teksa ndau një seri fotografish të ëmbla në Instagram për të shënuar ditën e madhe të gjysmës tjetër të saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo falënderoi regjisorin që i tregoi ‘çfarë është dashuria në të vërtetë’ në një postim të pasionuar në Instagram në nderim të bashkëshortit të saj prej një viti.

Të ftuarit u trajtuan me një menu të veçantë nga kuzhinieri privat Andrea Colecchia dhe kokteje të kuruara ekskluzivisht nga “Prospero Tequila” dhe “71 Gin”.

Reklama

Foto: Rita Ora/Instagram

Klemens Hallmann është një producent filmi dhe televizioni, investitor dhe themelues dhe pronar i kompanisë së prodhimit të filmave dhe dokumentarëve “HALLMANN Entertainment”.

Kompania është një aksioner kryesor i kompanive të shumta filmike përgjegjëse për filmat e famshëm duke përfshirë: “Rush”, “The Exception”, “Endless” dhe “Filth”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kjo festë e çiftit vjen pak kohë pasi Rita deklaroi se do të donte të kishte një fëmije me Taikan në të ardhmen, gjatë një bisede për “Running Wild With: The Challenge”.

Rita Ora tha gjatë këtij emisioni se është zotuar të bëjë më shumë për të ‘mbrojtur’ jetën e saj private në të ardhmen.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita shtoi: “Privatësia, ka qenë një betejë lart e poshtë. Unë e kam jetuar jetën time në sytë e publikut për rreth një dekadë, por kam mësuar shumë me jetën time personale dhe karrierën time”.

“Me dasmën vendosëm ta mbanim shumë afër pasi e ndjenim se ishte e rëndësishme për ne. Kjo ishte diçka që nuk e kisha bërë kurrë”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Kur merrni diçka të çmuar, dëshironi ta mbroni atë”, tha ajo.

Taika ishte martuar më parë me producenten e filmit, Chelsea Winstanley dhe ata kanë dy vajza së bashku: Te Hinekāhu, 11 vjeçe dhe Matewa Kiritapu, shtatë vjeçe.

Ish-çifti ishin të martuar për shtatë vjet, por u ndanë në vitin 2018. 

Foto: Rita Ora/Instagram