Ronaldo mbetet në stol edhe ndaj Marokos

Portugalia do të takohet me Marokon sot me fillim nga ora 16:00, në kuadër të ndeshjes çerekfinale për Kupën e Botës.

Sipas raportimeve, sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ndeshjen do ta nis nga stoli.

Ronaldo ishte lënë në stol edhe në ndeshjen ndaj Zvicrës duke zgjuar polemika të mëdha.

Në vend tijin pritet të inkuadrohet Ramos, që ndeshjen e kaluar shënoi hat-trick.