Ronaldo mendon se Messi se meritoi “Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar një postim të dikujt tjetër në Instagram për të shprehur mendimin e tij se Lionel Messi nuk e meritoi Topin e shtatë të artë.

Të hënën, portugezi e ka parë rivalin e tij kryesor teksa fitoi titullin e shtatë, duke i ikur për dy yllit të Manchester Unitedit.

Ronaldo njihet për dëshirën e tij të zjarrtë për çmime dhe të njihet si futbollisti më i mirë në histori.

Portugezi sivjet doli i gjashti në këtë listë pas Messit, Robert Lewandowskit, Jorginhos, Karim Benzemas dhe N’Golo Kantes.

Një llogari në Instagram, “Cr 7.0_lendario”, ka listuar çmimet vjetore të 36-vjeçarit këtë sezon dhe sukseset e tij.

“43 gola në një vit, 6 gola në 5 ndeshje në Ligën e Kampionëve sivjet, të gjitha vendimtare dhe një burrë, që pavarësisht moshës, vazhdon të bëjë mrekulli dhe është një njeri që e impresionon botën më së shumti. Megjithatë e vendosën të gjashtin… a me të vërtetë mendoni se 5 njerëz ishin më të mirë se ai sivjet? Kurrë”, ka shkruar kjo llogari teksa ka shtuar se Messi i fiton çmimet duke bërë gjëra shumëfish më të lehta se ato që i bën Ronaldo.

Ronaldo në këtë postim komentoi: “Fakte”.