Rreth 900 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë 888 raste aktive me koronavirus. 

Dje në vendin tonë, numri i rasteve me COVID-19 u dyfishua, ku MSH njoftoi se janë konfimuar 221 raste të reja, si dhe ka vdekur 1 person.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë, deri tash janë dhënë 460, 297 doza të vaksinës anti-COVID.