Rriten infektimet, 42 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 42 raste të reja me COVID-19.

Këto raste kanë dalë nga kryerja e 2.987 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.

Një ditë më parë ishin 14 raste nga gati 2.500 mostra të kryera nga IKSHPK-ja.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, ndërkohë që raste aktive janë 195.