Rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka bërë të ditur se nga muaji nëntor 2025 do të ketë rritje të pensioneve dhe shtesave për fëmijë, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës.

“Përveç rritjes së pagës në sektorin publik, kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat. Nga Ministria e Financave kemi propozimin për rritjen e pagës minimale, që do të ndikojë në rreth 150 mijë të punësuar”, tha Kurti.

Ai shtoi se pensioni minimal do të rritet nga 120 në 150 euro, rritje që përfshin rreth 200 mijë përfitues, mes tyre pensionistët bazikë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët dhe përfituesit e pensionit invalidor të punës.

Po ashtu, shtesat për fëmijë nga 0 deri në 16 vjeç do të rriten për 50 për qind. “Një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji i ardhshëm do të marrë 60 euro. Një nënë me katër fëmijë do të marrë 180 euro në muaj”, deklaroi Kurti.

  Gazeta Stop – Ndalo për lajmin e parë!