Rritet çmim i derivateve, nafta arrin në 1.74 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, duke shënuar rritje të çmimit të naftës dhe benzinës.

Sipas vendimit të MINTI-t, i cili hyn në fuqi nga ora 10:00, nafta (dizel) do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.74 euro për litër, ose dy centë më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Edhe benzina ka shënuar rritje prej një centi, duke arritur në 1.53 euro për litër, ndërsa gazi mbetet i pandryshuar me 0.60 euro për litër.

Çmimet maksimale të lejuara për sot janë:

  • Nafta (dizel): 1.74 euro/litër
  • Benzina: 1.53 euro/litër
  • Gazi: 0.60 euro/litër

MINTI i përditëson çdo ditë çmimet maksimale të derivateve, të cilat përcaktohen në bazë të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare dhe metodologjisë në fuqi. Pikat e shitjes së karburanteve nuk lejohen të tregtojnë derivatet mbi çmimet e përcaktuara nga ministria, shkruan Gazeta Stop.