Rudina Dembacaj: Kam pasur ofertë, por ende nuk e shoh veten në politikë

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, ka qenë e ftuar në rubrikën “Këndi i së vërtetës” në “E Diell”, ku iu është përgjigjur një serie pyetjesh duke filluar që nga fëmijëria e saj, marrëdhënien me prindërit, bulizmin, raportin mes programeve të humorit dhe skenës së teatrit, e deri te qasja e saj me politikën.

“Jam me fat për nënën që kam, është treguar goxha autoritare me mua, por unë do jem pak më e butë ndërsa babai është idhulli im. S`kam bërë asgjë pa mbështetjen e tij”, ka treguar e emocionuar aktorja.

Dikur në adoleshencën e saj, Rudina ka pasur një betejë të madhe ndaj mbipeshës, të cilën ajo e ka fituar dhe sot është më në formë se kurrë.