Sa do të kushtojnë katër modelet e reja të iPhone 14?

Apple ka prezantuar të katër modelet e telefonit më të ri iPhone 14.

Apple ka prezantuar zyrtarisht iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Të dy aparatet kanë një prerje të re në formë pilule dhe mund të rregullohet në mënyrë dinamike, në ridizajnimin e parë të madh të ekranit që kur Apple prezantoi iPhone X në 2017.

Të dyja pajisjet kanë gjithashtu një çip A16 Bionic më të shpejtë dhe një ekran gjithmonë ndezur, transmeton Telegrafi.

iPhone 14 Pro do të fillojë nga 999 dollarë (euro) dhe iPhone 14 Pro nga 1,099 dollarë (euro), raporton theverge.

Të dyja do të jenë në dispozicion për porositje paraprake më 9 shtator dhe në dyqane më 13 shtator.Reklama

Ndërkohë, iPhone 14 i fundit do të fillojë nga 799 dollarë (euro), njoftoi Apple, që është i njëjti çmim fillestar si iPhone 13 i vitit të kaluar, por me të gjitha veçoritë e reja.

Modeli më i madh i iPhone 14 Plus do të fillojë nga 899 dollarë (euro).

iPhone 14 Pro do të vijë në katër ngjyra: e zezë hapësinore, argjend, ari dhe vjollcë e thellë, raporton cnn.

Pjesa e përparme e pajisjes ka një kamerë me thellësi të vërtetë dhe përfshin një veçori krejt të re që Apple po e quan “ishull dinamik”.

Funksioni do të jetë si një miniaplikacion në krye të ekranit tuaj bazë, ku do të jeni në gjendje t’i shihni sinjalizimet në një mënyrë koncize pa ju shkëputur nga ajo që po bëni tashmë në telefonin tuaj.

Mund të merrni përditësimet e një loje ose të dini se kur ka mbërritur pjesa juaj e udhëtimit pa lënë aplikacionin ku jeni, tha Alan Dye i Apple.

“Çdo sinjalizues ka personalitetin e tij, kështu që ata janë të lehtë për t’u identifikuar me një shikim”, shtoi ai, duke thënë se “shfaq aktivitet dinamik, gjithmonë aktiv dhe i dukshëm”.

Ekrani i kyçjes i iOS 16 do të funksionojë gjithashtu me ishullin dinamik, tha Dye. /Telegrafi/