Lansohet iPhone 14 në dy modele e në 5 ngjyra


Apple ka lansuar të mërkurën pasdite modelet më të fundit të telefonit të saj të mençur, iPhone 14.

Ai nuk do të jetë më i disponueshëm në madhësinë më të vogël, Mini dhe në vend të kësaj Apple do të ofrojë një “iPhone 14 Plus”, raportoi The Independent të mërkurën.

Deri më tani, përdoruesve u është dashur të paguajnë më shumë për modelin e nivelit të lartë “Pro” nëse dëshironin madhësinë më të madhe të ekranit.

Çmimi i telefonit fillon nga 799 dollarë, i njëjti çmim si për iPhone 13 ekzistues, ndërkaq versioni më i madh kushton 899 dollarë. Të dy telefonat janë në dispozicion për porositje paraprake të premten – me versionin më të vogël të disponueshëm një javë më vonë dhe atë më të madhin që vjen në fillim të tetorit.

iPhone 14 është vënë në dispozicion në pesë ngjyra.

Në pjesën më të madhe, iPhone 14 është kryesisht i pandryshuar nga modeli i mëparshëm. Ai do të përdorë një çip të vjetër dhe të njëjtin dizajn si iPhone 13 ekzistues.

Megjithatë, Apple tha se prezantimi i teknikave të reja të përpunimit të fotografive vijnë në versionin e ri të publikuar.

Apple ka zbuluar të mërkurën në ngjarjen e saj të madhe të lansimit të iPhone 14, funksionin e lidhjes satelitore të përfolur prej kohësh, të quajtur Emergency SOS, nëpërmjet satelitit.

Mjeti ka për qëllim të ndihmojë njerëzit të komunikojnë kur shërbimi i tyre celular nuk funksionon, një proces që Apple për vite të tëra pretendon ta bëjë realitet, raportoi CNN të mërkurën.

Kompania tha se projektoi dhe ndërtoi teknologji specifike në mënyrë që pajisjet iPhone 14 të mund të lidhen me satelitët kur nuk janë afër një kulle tokësore.

Duke i lejuar përdoruesit të drejtojnë pajisjen e tyre drejt një sateliti, të cilin telefoni do të ndihmojë në gjetjen e tij, përdoruesit do të jenë në gjendje të dërgojnë dhe marrin informacione për të marrë ndihmë urgjente.

Image