Shalës i jepet vërejtje për sharjen ndaj Kurtit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se deputetit të LDK-së dhe nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës do t’i jepet vërejtje për gjuhën joparlamentare që ka përdorur kundrejt kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kujtim Shala i LDK-së shan Albin Kurtin në Kuvend

“Dua ta ngre një çështje sipas rregullores së Kuvendit, neni 65 lidhur me nënkryetarin Kujtim Shala. Zoti Shala të gjitha faktet tregojnë që keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Dhe për këtë rregullorja më obligon që sipas nenit 65 thotë pika e tretë që t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, ka thënë Konjufca.

Shala në fjalën e tij ka thënë se vërejtjen mund t’ia dërgojnë me postë.

“Faleminderit, ma dërgoni vërejtjen me postë”, ka thënë ai.