Shfaqet atraktive në pozat e reja, Ana Kabashi: Zoti na dhuroftë të gjithëve durim gjatë kësaj kohe

Përhapja e koronavirusit tanimë edhe në Kosovë ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në mesin e personaliteteve publike, së fundmi është edhe këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ana Kabashi, ajo e cila ka dërguar një mesazh te fansat përmes llogarisë së saj, Instagram.

Bukuroshja nga Peja ka publikuar disa fotografi atraktive, ndërsa ka arritur të marrë vëmendje me dukjen dhe stilin e saj të veçantë.

“Zoti na dhuroftë të gjithëve durim gjatë kësaj kohe. Qëndroni të sigurt, qëndroni në shtëpi”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Ndërkohë, sapo u konfirmuan edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke bërë që numri i tyre të arrijë në 19.

Ana ndër tjerash këtë kohë ka qenë shumë prezente në rrjetet sociale, duke shpërndarë këshilla e mesazhe mjaft motivuese për ndjekësit e saj. /Telegrafi/