Shtatë destinacionet e mundshme të Ronaldos, pas largimit nga United

Ndërsa fokusi i tij mund të jetë në Kampionatin Botëror, përqendrimi i Cristiano Ronaldo së shpejti mund të kthehet drejt vendit ku ai do të luajë më pas futbollin me klube.

Të martën, Manchester United njoftoi se kishte ndërprerë kontratën e portugezit pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan.

Në atë intervistë, Ronaldo sulmoi gjigantët dhe trajnerin Erik ten Hag, si dhe legjendat e klubit Wayne Rooney dhe Gary Neville.

Ai tani do të jetë në kërkim të një klubi të ri për t’u bashkuar në afatin kalimtar të janarit, megjithëse ende nuk dihet se sa do të ketë interes për të.

Mirror Football shikon shtatë destinacione të mundshme për 37-vjeçarin dhe shanset e tyre:

Sporting Lisbon – 3/1

Chelsea 4/1

Bayern Munich 17/2

PSG 12/1

Napoli 12/1

Real Madrid 16/1

Newcastle United 25/1. /Telegrafi/