Shtatë të lënduar në Viti, pas një aksidenti mes veturash

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në Viti, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.

Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së shtunës sipas policisë.

Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur njëri nga drejtuesit dhe gjashtë pasagjerët, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar nga repartet përkatëse.