Shtatzënia i ka dhënë edhe më shumë shkëlqim, Marina Vjollca duket mahnitëse në imazhet e reja

Shtatzënia i ka dhënë edhe më shumë nur bukuroshes së ekranit, Marina Vjollca.

Moderatorja e famshme është në pritjet për t’u bërë nënë për herë të parë, por ende po vazhdon intensivisht punën me emisionin e saj të përjavshëm.

Edhe sonte (e shtunë), Marina u bë gati për një tjetër paraqitje televizive, teksa ndau imazhe nga dukja e saj.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Prezantuesja nga Shqipëria erdhi elegante dhe e veshur me shumë stil, duke kompletuar paraqitjen me grim, flokë të lëshuara prapa supeve dhe aksesor.

“Gati edhe për sonte”, ka shkruar Marina, ndërsa dukej në formë të mirë dhe plotë shkëlqim.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Bukuroshja bionde e cila është edhe imazh i markës së njohur italiane të veshjeve “Elisabetta Franchi”, ka vazhduar të jetë aktive edhe me projekte jashtë programit, teksa po shijon shtatzëninë e parë.

Marina dhe bashkëshorti i saj, reperi kosovar Getoar Selimi, u martuan në vitin 2017, ndërsa Brenda pak muajsh pritet të bëhen prindër për herë të parë. 

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Foto: Marina Vjollca/Instagram