Shtrenjëtohet nafta në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orët e fundit. Nafta ka shënuar rritje

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.60 euro për litër, i benzinës me 1.34 euro dhe i gazit me 0.75 euro, pra për këto du të fundit çmimi mbetet i pandryshuar shkruan Gazeta Stop.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së shtunës për 48 orë, pra për të dielen dhe të hënën.