Shtrenjtohet nafta në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të shtunën.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë, benzina është liruar për 1 cent, ndërsa nafta është shtrenjtuar për 1 cent.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75  €  për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.66  € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 16/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.