Emily Ratajkowski po ndahet nga bashkëshorti

Emily Ratajkowski po ndahet nga bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard pasi ai dyshohet se e tradhtoi, shkruan PageSix.

Edhe pse ajo ende nuk ka bërë kërkesë për divorc në gjykatë, një burim pranë çiftit pohon se dashurisë i ka ardhur fundi.

“Po, ai mashtroi. Ai është një mashtrues serial. Është e neveritshme. Ai është një bastard”, tha burimi.

Çifti ndezi thashethemet për ndarje të enjten kur Ratajkowska nuk e pati në gisht unazën e saj të martesës. Përfaqësuesit e Ratajkowskas dhe McClardit nuk i komentuan akuzat.

Emily dhe Sebastian u martuan në vitin 2018 dhe kanë një djalë, Sylvesterin.