Sot, mot i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.