Sot moti i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

IHK njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërkaq vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.