Sveçla: Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se fajden dhe haraçin do ta zhdukin në Kosovë.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook reagoi pasi janë arrestuar dhjetë të dyshuar për fajde.

“Për tre ditë në lokacione të ndryshme janë arrestuar dhjetë persona që merreshin me fajde. Në Republikën e Kosovës më nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale dhe për këtë jemi të vendosur. Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt”, ka shkruar Sveçla.