Sot pa kufizime në qarkullim për kamionët

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të qarkullojnë pa kufizime gjatë ditës së sotme, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit për këto automjete.

Kufizimet e tilla vendosen në raste të temperaturave të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore. Për ditën e sotme, megjithatë, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave mbi 20 tonë do të vijojë pa kufizime.