Sulmi i dyshuar seksual ndaj nxënëses në Kijevë, drejtori jep versionin se çfarë kishin parë

Bedri Toplana, drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ku sot një nxënëse raportoi se një punonjës i shkollës e kishte sulmuar seksualisht e ka dhënë versionin e tij se si kishte rrjedhur ngjarja.

“Rasti kishte ndodh në orën e pestë. Vajza ka kërku leje prej mësueses në klasë me shku në banjo. Dhe, shkon në banjo. Banjo është poshtë, hyn brenda, nuk punojnë çeshmet. Një klasë ma andej vajza shkon dhe e thirr punëtorin teknik, del, vjen te hyrja tjetër, e lëshon ujin, mirëpo çeshmet janë defekt edhe ka pasur vajza me i pastru durt, por nuk ka punuar”, thotë Toplani për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ka hy brenda, e ka rregullu edhe krejt ka ndodh 7 sekonda në bazë të kamerave që janë vërtetu sipas policisë, edhe ka dalë. Del punëtori teknik, shkon në vendin ku ka qenë t’u punu. Vajza del, kamerat ndalen por pastaj e zënë duke u ngjitur në katin e dytë, shkon në klasë. Mas asaj ore e lajmëron rastin te kujdestari i ditës Rasimi dhe te arsimtarët tjerë”.