Kosova fiton rastin kundër “IuteCredit” në Arbitrazh


Kosova e ka fituar rastin kundër kompanisë financiare “IuteCredit” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbritazhit, ka konfirmuar të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ish-zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli.

Havolli, që në kohën kur “IuteCredit” e kishte paditur Kosovën në Arbitrazh ishte zëvendësguvernator i BQK-së, është shprehur krenar që nga kjo çështje Kosovës i janë shpëtuar 30 milionë euro.

“Ndjehem shumë krenar që, me autorizimin e Guvernatorit Fehmi Mehmeti, udhëheqa ekipin me të cilin i’a shpëtuam Kosovës 30 milionë euro. I mbrojtëm qytetarët e Kosovës nga abuzimi financiar dhe ruajtëm stabilitetin financiar në vend”, ka shkruar Havolli në profilin e tij në Facebook.

Kurse kryeministri Kurti e ka cilësuar si fitore të radhës të Kosovës në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

“Republika e Kosovës shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar, duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve. Republika jonë ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja dhe marrëdhënieve me investitorë i qaset me përkushtim e seriozitet të plotë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën Shtetërore në kuadër të Ministrisë si dhe ekipi përfaqësueses të Squire Patton Boggs.

“Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të preten