Sunny Hill Festival

Sveçla viziton policinë në veri: Përkundër sfidave, pashë vendosmëri dhe entuziazëm për punë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka vizutuar të dielën zyrtarët policorë në pikën kufitare në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare.

Sveçla ka shkruar në Facebook se përkundër sfidave, duke aluduar në sulmet me armë ndaj policisë muajve të fundit në atë pjesë të Kosovës, ai ka parë vendosmëri që t’i kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre.

“Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare. Me këtë rast, takova disa nga zyrtarët policor të cilët janë ballafaquar me sulme të shumta nga strukturat ilegale serbe në mbrëmjen e 31 korrikut si dhe zyrtarë të tjerë policor që po angazhohen në mbrojtje të kufirit tonë. Sic kemi njoftuar, zyrtarët e kësaj pike kufitare janë sulmuar përsëri dje derisa po patrullonin në liqenin e Ujmanit. Që nga viti i kaluar deri më tash në veri të vendit kanë ndodhur 14 sulme, 10 prej të cilave kanë qenë ndaj zyrtarëve policor. Përkundër të gjitha sfidave me të cilat po ballafaqohemi tek të gjithë zyrtarët policor pashë një vendosmëri dhe entuziazëm që në plotni të përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre zyrtare. Me këtë rast, i falënderova ata për zellin e treguar deri tani dhe i inkurajova që së bashku të punojmë drejt shtrirjes së plotë të rendit dhe ligjit edhe në atë zonë”, ka shkruar Sveçla.

Image