Tayna ka një mesazh të rëndësishëm për fansat e saj

Rep artistja Tayna ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram, ku mund të shihen libra të ndryshëm.

Tayna është një ndër artistet më të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale, ku publikon imazhe nga jeta saj e përditshme si dhe nga karriera, shkruan lajmi.net.

Ajo kësaj here ka vendosur të shfaq edhe një anë tjetër të sajën, e cila me një Instastory të publikuar shfaqi disa libra me mbishkrim ” udhëheqësit janë lexues”.

Tayna shpesh herë përdor platformën e saj edhe për mesazhe sensibilizuese për ndjekësit, duke ndarë gjëra që i bëjnë përshtypje këngëtares.

Me anë të kësaj fotografie ajo bën me dije se leximi është thelbi i suksesit.