Të mërkurën, Kurban Bajrami

Kryesia e Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të mërkurën, më 27 maj 2026.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, do të mbahet në Xhamia e Madhe.

Programi festiv fillon në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut, pas së cilës do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Arbnor ef. Sinani.

Namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 05:40, të cilit do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, në ditën e parë të festës, më 27 maj 2026, BIK-u, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë nga ora 09:00 deri në ora 12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë festën e Kurban Bajramit, duke lutur Zotin që të na pranojë haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.